Dëmtohet Aguerro, argjentinasi e tregon vetë sa do të mungojë
Gjatë ditës së sotme Sergio Aguero ka dëmtuar gjurin dhe si pasojë nuk do të jetë në urdhërat e Pep Guardiolas. Ka qënë vetë lojtari që e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se do të jetë jashtë fushave për dy javë.

“Gjatë stërvitjeve të djeshme kisha një problem në gjurin e majtë. Gjatë bisedës me mjekët e skuadrës më thanë se do të kthehem deri në dy javë. Tashmë është koha për shërim të plotë”, shkruan Aguero.

Argjentinasi do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Stoke Cityt dhe atë të javës së ardhshme./albeu.com/
Shtuar më 11/03/2018, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori