Dëmtohet anësori brazilian, Douglas Costa
Pëlqej
Anësori i Juventusit Douglas Costa ka lënduar ijët, por mjekët kanë thënë se nuk ka rrezik që ta humbas Botërorin.

Në një konferencë për media, shefi i mjekëve të Brazilit Rodrigo Lasmar ka konfirmuar se Douglas Costa ka arritur në qendrën stërvitore me një “lëndim në ije, për të cilin është duke u trajtuar”.

“Ne kemi bërë disa teste dhe kemi zbuluar se është një lëndim i lehtë, kështu që do të punojmë ndarasi në stërvitje me të për pak ditë. Ai mund të humbet ndeshjet e para miqësore, por nuk presim që të rrezikojë humbjen e Botërorit”. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2018, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori