Dëmtohet Benzema, shikoni sa do të mungojë francezi
Real Madridi ka konfirmuar sot se Karim Benzema ka thyer gishtin e vogëldorës së djathtë në fitoren e Real Madridit ndaj Betisit në udhëtim.

Sulmuesi francez u rrëzua në tokë gjatë një dueli në fund të pjesës së parë dhe zuri dorën keq, me ç’rast e theu gishtin e vogël.

Ai u zëvendësua menjëherë pasi nuk qe në gjendje ta vazhdojë ndeshjen dhe klubi madrilen konfirmoi sot lëndimin, i cili nuk do t’ia pamundësojë atij paraqitjen në ndeshjen e ardhshme.

“Lojtari ka pësuar një thyerje në gishtin e pestë të dorës së djathtë. Gjendja e tij do të monitorohet”, thuhet në njoftimin e klubit. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori