Dëmtohet Bryant, mposhtet Lakers
Për herë të parë në dy sezone Kobe Bryant mungon në një ndeshje të LA Lakers, jo për fajin e tij por për arsye dëmtimi.

Mungesa e tij ndjehet shumë në skuadër e cila shpërfytyrohet pa të, humbet me diferencë të madhe, 125-105 me Phoenix Suns. Për Bryant qe vuan nga një dëmtim në këmbën e majtë nuk pritet mungesë e gjatë dhe rikthimi i tij pritet t’i japë impuls skuadrës.

Ekipi tjetër i Los Angeles, Clippers janë më në formë se kurrë dhe fitorja 109-94 e afron ekipin e Chris Paul dhe Blake Griffin me kreun e renditjes në Divizionin e Paqësorit. Ndërkaq Divizioni i Atlantikut bëhet “pronë” e Boston Celtic që triumfoi 86-72 ndaj Indiana Peacers. Orlando Magic i “magjistarit” Dwight Howard u rikthye te fitorja pas 5 ndalesave rresht dhe pikërisht Howard që i ka raportet shume keq me trajnerin Van Gundy udhëhoqi shokët e skuadrës me 20 pikë e 22 rebaunds.
Shtuar më 08/04/2012, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori