Dëmtohet Chiellini, braktis ndeshjen
Aventura e këtij sezoni në Ligën e Kampioneve për kapitenin Xhorxho Kielini pësoi goditjen e papritur në sfidën me Dinamon e Kievit.

Mbrojtësi veteran la fushën në minutën e 19-të të takimit për shkak të problemeve muskulore në kofshë.
Kielini

Në këto kushte, trajneri Andrea Pirli e ka zëvendësuar Kielinin me qendërmbrojtësin turk Merih Demiral.

Shkalla e dëmtimit të lojtarit juventuin do të mësohet në orët në vijim.
Shtuar më 20/10/2020, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori