Dëmtohet Diego Costa, sfumohet Torres-Milan?
Pëlqej
Telashe në shtëpinë e Chelsea-t që mund të ndikojnë edhe në merkaton e Juventusit dhe Milanit. Siç raporton "Daily Telegraph", Diego Costa ka pësuar një dëmtim në ligamente gjatë stërvitjes së djeshme dhe rrezikon të qëndrojë jashtë fushe për 6 javë, megjithëse sot do të mësohet edhe verdikti final.

Kjo ka bërë që Chelsea të mendojë rikthimin në merkato ku emri i parë i lakuar është Radamel Falcao, që pëlqehet edhe nga Juventus, si dhe Jackson Martinez që pëlqehet nga Milani.

Përveç kësaj, në skuadër mund të qëndrojë edhe Fernando Torres, i cili një ditë më parë i tha "Po" ftesës së Adriani Gallianit për tu transferuar te Milani. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori