Dëmtohet Fabregas, mungon tre javë
Mesfushori i Barcelonës, spanjolli Cesc Fabregas ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve me klubin dhe kështu do të jetë jashtë fushave të lojës për plot tre javë.

Ky lajm është zyrtar pasi ka arrdhur nga faqja zyrtare e Barcelonës ku është konfirmuar se ata nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Fabregas gjatë tre javëve të ardhshme.

Fabregas kështu i bashkohet Sanchezit dhe Iniestas të cilët gjithashtu janë të lënduar.

Kjo do ti sjellë probleme në mesfushë ekipit katalanas pasi mungesa e Fabregas do ti lëjë boshllëk në mesfushë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori