Dëmtohet Falcao, Atletico me dhembje koke
Në ndeshjen e fundit ndaj Valladolid shënoi sërish, për golin e tij të pestë në katër ndeshje. Radamel Falcao në këtë start kampionati ka qënë lideri i padiskutueshëm i Atletico Madrid, por "Los Colchoneros" mund të mos gëzojnë shërbimet e kolumbianit për transfertën e kësaj jave ndaj Betis.

Sulmuesi kolumbian ka pësuar një dëmtim muskular në kofshën e djathtë dhe sipas stafit mjekësor rrëezikon që të luajë në sfidën e "Benito Villamarin" të mërkurën në mbrëmje.

Falcao, që shënoi golin e dytë ndaj Valladolid ndjeu një shtrëngim të fortë në kofshë dhe pas verifikimeve të para rezultoi se kishte pësuar një dëmtim muskular. Trajneri Simeone do të informohet vetëm në momentet e fundit për gjendjen e lojtarit të tij, përpara se skuadra të nisë udhëtimin drejt Sevijas.

Radamel Falcao në pesë ndeshje të luajtura në këtë sezon mes Superkupës së Europës , Europa League dhe La Ligaka shënuar 8 gola duke pasur një mesatare më të lartë se 1.5 gola për ndeshje. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2012, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori