Dëmtohet Higuain, humbet Gjermani-Argjentinë
Pëlqej
Gonzalo Higuain humbet miqësoren Gjermani-Argjentinë. Revista argjentinase "Nacion" shkruan se, sulmuesi i Napolit nuk është stërvitur ditën e djeshme për shkak të dhembjes në bicepsin femoral e cila vjen si pasojë e një dëmtimi të pësuar në "San Mames" përballë Athletic Bilbaos.

E përditshmja argjentinase flet për një tërheqje muskulare dhe shton se "El Pipita" do të jetë në tribunë për të parë sfidën kundër "Pancerave" dhe më pas do të kthehet në Napoli për të nisur programin e rikuperimit.

Gjermani-Argjentinë luhet sonte ora 20.45 në Dusseldorf. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori