Dëmtohet mbrojtësi i Interit
Pëlqej
Sime Vrsaljko pritet të jetë jashtë fushave për 10 ditë, derisa Interi ka konfirmuar se ai ka lënduar ijët gjatë ndeshjeve të Kombëtareve

“Sime Vrsaljko ishte subjekt i analizave me një fotografim MRI në Institutin e Klinikës Humane në Rozzano dhe është lënduar”, kanë konfirmuar në ueb-faqen e Nerazzurri.

“Analizat tregojnë se ai ka zgjatje të bicepsit femoris në ijën e djathtë. Gjendja e kroatit do të vlerësohet në ditët në vazhdim”.

Lëndimi duket se do ta mban Vrsaljkon jashtë për rreth 10 ditë, kështu që ai mund ta humbet ndeshjen kundër Frosinones në vikend.

Inter shpreson që ai të kthehet për ndeshjen në udhëtim kundër Tottenhamit, apo më së largi për ndeshjen kundër Romës më 2 dhjetor.
Shtuar më 19/11/2018, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori