Dëmtohet mbrojtësi i Juventusit
Mattia De Sciglio pritet të humbasë ndeshjen e Juventusit kundër Atalantas në Serie A të dielën pas marrjes së një dëmtimi ë kofshë.

Një deklaratë në faqen zyrtare të Juventusit konfirmoi se De Sciglio kishte një dëmtim në këmbën e majtën në ndeshjen e së dielës që fituan 1-0 ndaj Torinos.

Si rezultat gazeta italiane, "Gazzetta dello Sport" beson se do të humbasë transfertën ndaj Atalantas dhe është gjithashtu një dyshim për të mërkurën e ardhshme.

Mbrojtësi i majtë mund të jetë në dyshim edhe për ndeshjen ndaj Lazios deri më 3 mars dhe ndeshjen e dytë ndaj Tottenham Hotspur në UEFA Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori