Dëmtohet Messi
Pëlqej
Lionel Messi ka pësuar një dëmtim në fitoren e Barcelonës ndaj Villarrealit.

Ndeshja e zhvilluar të dielën mbrëma u fitua me vështirësi nga Blaugranët, por kjo nuk ka kaluar edhe pa “pasoja”.

Klubi spanjoll ka konfirmuar se Messi ka pësuar një lëndim në tejzat e këmbës së djathtë, edhe pse lëndimi është i vogël.

“Ai ka tërhequr tejzat e këmbës së djathtë, është një lëndim i vogël”, thuhet në deklaratën e Barclonës.

Edhe sulmuesi Munir El Haddadi ka dëmtuar pulpën e këmbës dhe analizat e të dy lojtarëve do të realizohen të hënën.

Messi me shumë gjasa do të mungojë në miqësoren e Argjentinës kundër Gjermanisë që zhvillohet të mërkurën.
Shtuar më 01/09/2014, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori