Dëmtohet Miroslav Klose, humb kombëtaren
Miroslav Klose nuk do të luajë me Gjermaninë në miqësoren ndaj Ukrainës diten e premte. Sulmuesi i Lacios ka pësuar një dëmtim në gju dhe nuk do të mund të riaftësohet në kohë për ndeshjen që do të zhvillohet në Kiev, raporton top-channel.

Lajmi u konfirmua nga drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit nëpërmjet faqes së saj të internetit ku ndër të tjerat theksohej se 33-vjecari do të pushoje për disa ditë dhe do të rikthehet në stërvitje ditën e shtunë për t’i përgatitur për sfidën e 15 nëntorit. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori