Dëmtohet Nainggolan, do të mungojë ndaj Sassuolos
Radja Nainggolan nuk do të udhëtojë me Interin nesër drejt Reggio Emilias për përballjen me Sassuolon, pasi ka ndjerë dhimbje në këmbën e djathtë dhe ka nevojë për të pushuar disa ditë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër nëpërmjet një komunikate, ku sqaronte se mesfushori belg nuk do të jetë në dispozicion të Contes për sfidën e nesërme dhe vetëm në fillim të javës do të mësohet më shumë rreth dëmtimit të tij.

Gjithsesi mungesa e Nainggolan duket se nuk e shqetëson trajnerin Conte, që do të udhëtojë drejt Sassuolos me të paktën 6 mesfushorë të tjerë në dispozicion, pasi ka rikuperuar edhe emra si Brozovic e Sensi.
Shtuar më 28/11/2020, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori