Dëmtohet Neymar, e konfirmon Enrique
Pëlqej
Luis Enrique, ka zbuluar se sulmuesi Neymar ka ndrydhur gjurin në fitoren e mbrëmshme 5-0 ndaj Levantes.
Braziliani, i cili shënoi në Valencia, u zëvendësua nga Sandro pas gjashtë minutash në pjesën e dytë dhe tash mund të detyrohet të qëndrojë jashtë fushe një kohë.

“Ai ka një ndrydhje të lehtë të gjurit, dhe ne ende nuk e kemi vlerësuar plotësisht”.

“Unë edhe ashtu kam planifikuar të bëj ndryshime, por shpresoj se nuk do të jetë shumë e keqe”, ka thënë Luis Enrique.
Shtuar më 22/09/2014, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori