Dëmtohet portieri Ujkani
Samir Ujkani
Portieri i kombëtares shqiptare Samir Ujkani pritet të kryejë një ndërhyrje pas dëmtimit të pësuar në dorën e djathtë në ndeshjen me Romën. Ai u godit nga sulmuesi verdhekuq Osvaldo, pasi kishte kontrolluar topin dhe më pas u çua urgjentisht në spital.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, nëse konfirmohet diagnoza e parë, Ujkani do të jetë i detyruar të mungojë për një kohë të gjatë, ndoshta deri në fund të sezonit. Sot do të zhvillohen edhe analizat e thelluara, për të kuptuar shkallën e dëmtimit. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori