Dëmtohet rëndë "bomberi" i kombëtares shqiptare, rrezikon disa muaj jashtë
Pëlqej
Një dëmtim i rëndë për Armando Sadikun ka ndodhur në miqësoren që Levante zhvilloi dje kundër skuadrës holandeze, Herenven.

Në ndeshjen që Levante fitoi 1-3 ndaj ekipit holandez të Herenvenit, Sadiku u aktivizua në pjesën e dytë nga trajneri, por në minutën e 70-të, la fushën e lojës i dëmtuar seriozisht.

Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe klubi i Levantes, i cili në një komunikatë zyrtare, bën me dije se Sadiku ka dëmtuar gjurin e majtë. “Dyshohet se Sadiku ka një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë. Shkalla e tij e dëmtimit do të përcaktohet më saktë pas testeve mjekësore” – shkruan klubi i shqiptarit.

Ndërkohë që tashmë dëmtimi i tij është goditje e rëndë për kuqezinjtë në prag të Ligës së Kombeve, teksa ndeshja e parë do të luhet më 7 shtator kundër Izraelit. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2018, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori