Dëmtohet Sancho, në dyshim për sfidën ndaj Bayern Munchen
Borussia Dortmund do të luajë kundër Bayern Munich në xhiron e ardhshme të Bundesliga.

Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare sa i përket titullit të kampionit, pasi me një fitore eventuale të Bayern, distanca do të shkonte në shtatë pikë.

Për të qenë më keq, Dortmund mund të paraqitet në këtë ndeshje pa shërbimet e Jadon Sancho, bën të ditur trajneri i skuadrës, Lucien Favre.

"Ai është stërvitur vetëm 10 ditë me skuadrën. Kjo nuk është aq shumë", ka thënë Favre.

"Nuk mund të them me siguri se ai do të luajë të martën", ishin fjalët e trajnerit.

Sancho do të ishte një mungesë e madhe për BVB, pasur parasysh kontributin e madh që ka dhënë për skuadrën e tij në këtë edicion.
Shtuar më 24/05/2020, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori