Dëmtohet sërish Kualjarela
Fabio Quagliarella
Dëmtohet sërish sulmuesi i Juventusit, Fabio Kualjarela. Futbollisti bardhezi ka lënë stërvitjen para kohe për shkak të një kontrature muskulare në këmbën e majtë.

Dëmtimi ka ardhur në momentin e paduhur për sulmuesin napolitan të Juventusit pasi ditët e fundit klubi i Milanit shikonte tek ai zëvëndësuesin ideal të Antonio Kasanos dhe po kërkohej për tu bërë lojtar i kuqezinjve në merkaton e janarit.

Sipas mjekëve të klubit torinez, nesër do të bëhet e qartë grada e dëmtimit dhe se sa do të qëndrojë jashtë fushave të blerta. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori