Dëmtohet Ter Stegen, në dyshim për finalen e Copa del Rey
Lajme jo të mira vijnë nga kampi i katalanasve, gardiani i portës Ter Stegen është dëmtuar dhe është në dyshim për finale e Copa del Rey.

Pas Luis Suarez, për të cilin tashmë ka përfunduar sezoni, edhe portieri, Andre ter Stegen, mund të humbasë finales e Copa del Rey.

Barcelona ka njoftuar se portieri gjerman "është duke pasur probleme me gjurin e djathtë" dhe se lojtari nuk është i gatshëm për lojë, "gjithçka do të varet se si do të shkojë rikuperimi".

Kështu, ai do të humbasë ndeshjen e fundit të sezonit, të dielën kundër Eibarit dhe është në dyshim edhe për finalen e 25 majit kundër Valencias. /albeu.com/


Shtuar më 16/05/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori