Dëmtohet Wayne Rooney
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney mund të mungojë për disa javë për shkak të dëmtimit të këmbës. Rooney pësoi lëndime në seancën stërvitëse para ndeshjes me Stoke City, e cila përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.

Anglezi 25-vjeçar ka filluar sezonin e ri në mënyrë fantastike, por pas nëntë gola që shënoi deri më tani, ai humbi ndeshjen e së shtunës kur United humbi pikët e para në Premierligë.

"Lëndim i Rooney nuk është serioz, por i mjaftueshëm sa ai nuk mund të luajë tani edhe ndaj Sunderland, por mund të mungojë edhe më shumë", tha trajneri i United, Ferguson. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2011, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori