Dëmtohet Xavi
Pëlqej
Barcelona ka njoftuar se Xavi Hernandez ka pësuar një lëndim në stërvitje dhe do të mungojë për një kohë të shkurtër.

Mesfushori luajti në gjysmën e dytë të takimit miqësor të katalunasve kundër Nice në fundjavë dhe shënoi golin e vetëm të tyre nga penaltia në barazimin 1-1.

Mirëpo, gjatë stërvitjeve të të hënës ka pësuar një lëndim të vogël.

Xavi Hernandez ka pësuar një tendosje të lehtë në pulpën e këmbës së majtë gjatë stërvitjeve në mëngjesin e të hënës”.

“Mjekët e klubit do të konfirmojnë se kur do të kthehet në stërvitje në ditët në vijim”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Barca.
Shtuar më 04/08/2014, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori