Dëmtohet Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri do të mungojë në ndeshjet e para të Zvicrës në kualifikueset për "Euro 2020".

Lajmin e ka bërë të ditur "Sky Sports News', që raporton se shqiptari ka probleme me ijë dhe do t’i humbasë ndeshjet me Gjeorgjinë (23 mars) dhe Danimarkën (26 mars), transmeton Gazeta Express.

"Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, do të mungojë për ndeshjet e para kualifikuese të Zvicrës për "EURO 2020" për shkak të një problemi me ijë”, raporton “Sky Sports News"

Zvicra gjendet në grupin D me Danimarkën, Gjeorgjinë, Irlandën dhe Gjibraltarin. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori