Dëmtohet ylli i Barcelonës
Pëlqej
Barcelona ka njoftuar se Philippe Coutinho ka marrë një lëndim dhe do të jetë jashtë fushave për dy ose tre javë.

Braziliani pësoi një këputje të vogël në biceps femoris (muskuli para i këmbës) të majtë dhe do të humbasë ndeshjet me kombëtaren.

Ai do të mungojë edhe në ndeshjen e fundjavës kundër Real Betis.

Ernesto Valverde tani do të duhet të mendojë në lidhje me formacionin e tij fillestar.

Kjo pasi mungon edhe Lionel Messi, i cili edhe pse është i gatshëm të kthehet, ai nuk po rrezikohet.
Shtuar më 08/11/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori