Një ditë e keqe ka qenë kjo e sotmja për Giacomo
Vrioni, i cili ka marrë një lajm të hidhur te
Juventusi. Sulmuesi
shqiptar shkëlqeu në ndeshjen e fundit kundër Grosetos në Serie C me 1 gol dhe 1 asist që vulosën rezultatin e takimit, por vetëm pak ditë më vonë e përndjek fati i keq.
Juventusi njofton përmes faqes zyrtare se lojtari
shqiptar ka pësuar traumë në kyçin e
këmbës së tij, duke vuajtur kështu një frakturë në fibulën e
këmbës së tij të djathtë. Në këto kushte
Vrioni nuk i shpëton dot një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila do e lërë për një periudhë të madhe kohe jashtë fushave të blerta.
Shtuar më 28/11/2020,
ora 08:52