Denilson huazohet tek Sao Paulo
Denilson është larguar nga Arsenali duke iu bashkuar ish-klubit të tij, Sao Paulo në formë huazimi për një sezon. Denilson kthehet në Brazil, 5 vjet pas kalimit në Arsenal nga Sao Paulo.

Ai në edicionin e kaluar kaloi një sezon të vështirë në Emirates Stadium duke bërë vetëm gjashtë paraqitje si titullar në Premierligë, derisa Arsenali dështoi të fitojë titull për vitin e gjashtë të njëpasnjëshëm.

"Jam i lumtur me rikthimin. Dua t'i ndihmoj Sao Paulos të bëhet kampion i Brazilit", tha Denilson për "Lancenet". /albeu.com/


Shtuar më 19/07/2011, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori