Dënimi i Manchester City-t nga UEFA, këto janë ekipet që përfitojnë në Premier League
Vendimi i marrë nga UEFA për të pezulluar për dy vitet e ardhshme Mancheste City nga Champions si edhe 30 milion euro gjobë pritet të ndikojë në Premier League.

Tani gara për Ligën e Kampionëve do të jetë më interesante.

Me përjashtimin e Cityn, skuadra që përfiton momentalisht është Sheffield United, që ka rezultuar një surprizë këtë sezon.

Sheffield renditet në vendin e 5-të me 39 pikë në 25 ndeshje, ndërkohë që aty pranë qëndrojnë edhe skuadrat e tjera si Tottenham, Everton, Manchester United.

Në rast se vendimi nuk kthehet nga CAS, atëherë do të kemi një luftë të vërtetë sportive për të përfituar nga vendi që do të lirohet nga City.
Shtuar më 15/02/2020, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori