Dokle: UEFA servile ndaj Rusisë
Deputeti i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Namik Dokle nuk ka mundur të “durojë padrejtësinë” e UEFA-s, e cila i ka dhënë fitoren në tavolinë Rusisë, për shkak se në fushë u godit portieri i saj, ndërkaq që Shqipëria nuk e mori fitoren në tavolinë përballë Serbisë.

Dokle ka shkruar se UEFA e ka shndërruar komisionion e etikës në servilizëm dhe lëpirje.

Statusi i Namik Dokles

Komisioni i Kontrollit, Etikes dhe Disiplines ne UEFA i dha Rusise fitoren 3 me 0 ne ndeshjen me Malin e Zi te dates 27 mars.Arsyeja? Ndeshja u nderpre ne minuten e 66-te per sjellje jo te mire te tifozeve vendas.Po ne Beograd, ne ndeshjen Serbi-Shqiperi a nuk ndodhi e njejta gje, madje shume me e rende, me sjellje barbare kunder lojtareve tane?! E megjitheate, ne rastin tone ky fare komisioni mori nje vendim te kundert. Ketij komisioni i mungoka edhe kontrolli edhe disiplina, ndersa etiken e paska kthyer ne servilizem dhe leshlepirje!!! /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2015, ora 23:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori