Dënimi i Skënderbeut, reagon UEFA: Shenjë besimi për Sistemin e Zbulimit të Mashtrimit me Bastet
UEFA ka reaguar pas vendimit të CAS-it, për të hedhur poshtë apelimin e Skënderbeut duke lënë kështu në fuqi dënimin e institucionit më të lartë të futbollit evropian ndaj klubit të Skënderbeut ndaj klubit korçar.

Përmes një deklarate UEFA,është shprehur se e mirëpret vendimin e KAS për të hedhur poshtë apelimin e KS Skënderbeut, ndaj Komisionit të Apelit në UEFA, për vendimin e datës 26 prill 2018, të marrë kundër kësaj skuadre.

Kështu, KAS la në fuqi vendimin për përjashtimin e KS Skënderbeut nga kompeticionet e UEFA-s për 10 vite, si dhe një gjobë prej 1 milionë eurosh për fiksim ndeshjes.

UEFA shprehet ndër të tjera, se ky është një tjetër shenjë besimi për Sistemin e Zbulimit të Mashtrimit me Bastet(BFDS) që përdor UEFA, për të identifikuar bastet aspak normale në ndeshjet që luhen në Europë si dhe në nivele kombëtare, dhe e quan këtë instrument që monitoron rezultatet nga Sportradar, si garantues për integritetin e ndeshjeve dhe kampionateve."
Shtuar më 12/07/2019, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori