Dënimi për Realin dhe Atleticon, plas gallata në rrjetet sociale (FOTO LAJM)

Komisioni Disiplinor i FIFA-s dënoi Real Madridin dhe Atletico Madridin për shkeljen e rregullave të transferimit ndërkombëtar dhe regjistrimin e futbollistëve nën moshën 18-vjeç.

Në një komunikatë të publikuar në faqen e FIFA-së, thuhet se dy klubet nga kryeqyteti spanjoll kanë shkelur rregullat dhe do ta kenë të ndaluar regjistrimin e përforcimeve në dy afatet e ardhshme kalimtare, deri në verën e vitit 2017.

Menjëherë pas këtij lajmi, kanë filluar shakatë të rrjetet sociale, ku mbizoterojnë "ngacmimet" e tifozëve të Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2016, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori