Koreja e Jugut zhgënjen në Botëror, ky lojtar pritet të përfundojë ushtar
Pëlqej
Korea e Jugut e humbi ndeshjen e saj përballë Meksikës dhe duket se më shumë këtë humbje e ka përjetuar lojtari Son Heung-Min.

Ylli i Totenhemit nuk i ka përmbajtur dot edhe lotët pas asaj humbje ku ai dha gjithçka që ekipi i tij të paktën të mos dilte pa pik nga ajo ndeshje.

Por akoma dhe më i rëndë është ligji korean i cili parashikon në rast të mungesës së rezultateve, të bëjë shërbimin ushtarak dhe do të paguhet 100 mijë euro në muaj, një pagë shumë larg nga ajo që ai merr në Angli.

Megjithatë Son ka ende një shans dhe janë lojërat aziatike që do të luhen në gusht. Ai duhet ë fitojë patjetër në këtë turne ose në rast të kundërt do të detyrohet ta braktisë Londrën më shpejt seç mund ta kishte parashikuar. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2018, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori