Dënohet Daniel Sturridge, kishte vënë bast për transferimin e tij
Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge është dënuar me dy javë moslojë dhe me rreth 85000 euro gjobë pasi u shpall fajtor për shkeljen e rregullave të basteve.

29 vjeçarit fillimisht iu dha gjashtë javë ndalim, por më pas iu pezulluan katër dhe dy i mbeten në fuqi, shkruan Indeksonline.

Ai u dënua për shkak se kishte udhëzuar vëllain e tij për të vënë bast se Sturridge do të nënshkruaj me Sevillën në fund të sezonit.

Liverpool ka njoftuar gjatë muajit qershor se Sturridge do të largohet nga klubi në fund të kontratës së tij.
Shtuar më 18/07/2019, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori