Dënohet Mbappe, Messi mbetet pa rival për "Këpucën e Artë"
Kylian Mbappe ishte një ndër protagonistët negativ në finalen e Kupës së Francës, ku PSG humbi në penallti (6-5) nga Rennes.

Francezi u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me takë gjurin e kundërshtarit të tij.

Komisioni i Disiplinës në Francë nuk e ka lënë me kaq dhe e ka pezulluar Mbapenë me 3 ndeshje.

sezoni për 19-vjeçari është i mbyllur këtu dhe ai humbet sfidat me Angers, Nice dhe Dijon.

Gjithashtu, ai humbet mundësinë të konkurrojë Lionel Messin për "Këpucën e Artë".

Francezi ka 30 gola në kampionat dhe 36 në të gjitha kompeticionet, ndërsa Messi 34 në kampionat dhe 48 gjithsej.
Shtuar më 03/05/2019, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori