Denoncoi korrupsionin në futboll, vritet gazetari investigativ
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin afrikan të Ganës dhe jo vetëm. Disa njerëz të armatosur kanë qëlluar për vdekje një gazetar investigative që zbuloi dhe denoncoi korrupsioninfutboll.

Ahmed Husein Suale u qëllua 3 herë nga disa persona me motor teksa po udhëtonte rrugës për në shtëpi.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Ahmed së bashku me një ekip gazetarësh realizuan një dokumentar nëpërmjet të cilit u denoncuan 77 arbitrat sikurse dhe presidenti i futbollit Ganes për marrje rryshfeti.

Ndërkohë vrasja erdhi pas një fushate abuzimi ndaj ekipit të dokumentarit. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori