Depay bëhet "mollë sherri" për trajnerët, Garcia: Më kujtoni ta sulmoj Koemanin, do ta shikojmë ç'do ndodhi
depay0
Memphis Depay ishte dëshira e madhe e Ronald Koeman për Barcelonën e tij në merkaton e verës.

Katalanasit e shprehën hapur se e dëshironin sulmuesin holandez në “Camp Nou“ dhe tentuan deri në fund për ta veshur kuqeblu, megjithëse në fund nuk u arrit marrëveshja.

Por ngulmimi i Koeman për Depay duket se nuk është pritur mirë nga kreu i pankinës së Lyon-it, që ka dalë hapur kundër homologut të tij në stolin e Barçës.

Sulmuesi holandez është kthyer në “mollë sherri“ për Koeman dhe Garcia, me këtë të fundit që shprehet se do e sulmojë kur të vijë momenti i duhur.

“Më kujtoni ta sulmoj Koemanin kur të jetë momenti i duhur. Nuk është ende momenti, por kur të jetë do e bëj. Do ta shikojmë çfarë do të ndodhi. Janari vjen shpejt.Na duhet të presim dhe të shohim si do të shkojnë gjërat. Ai me siguri që nuk do të largohet, por me shumë mundësi do të ketë shumë klube pas tij së shpejti”, ka thënë Rudi Garcia.
Shtuar më 30/10/2020, ora 23:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori