Memphis
Depay ka dërguar mesazh të qartë se me shumë dëshirë do të vishte fanellën e Barcelonës në të ardhmen.
Sulmuesi anësor i
Lyon, ka qenë dëshira e Ronald Koeman te
Barcelona verën e fundit, por ky
transferim nuk u kompletua shkaku i krizës së shkaktuar nga COVID-19 te katallanët.
Por, ylli holandez ka thënë se për momentin mbetet i fokusuar te
Lyon.
"Kush nuk do të dëshironte të shkonte te
Barcelona", është përgjigjur
Depay në pyetjen në lidhje transferimin e tij te skuadra katallanë.
"Ai është një klub i madh, ne do të shohim çfarë do të sjellë e ardhmja. Barca është një nga klubet më të mëdha dhe të gjithë do të dëshironin të luanin atje, por unë jam i përqendruar vetëm te
Lyon dhe Holanda".
"Afati i transferimeve nuk është hapur ende, dhe nuk po e mendoj atë për momentin".
Depay së fundi ka qenë i lidhur edhe me një
transferim te Milan.
Shtuar më 12/11/2020,
ora 12:39