Depay thyen heshtjen, flet në lidhje me Barcelonën
Memphis Depay ka komentuar raportimet e fundit në lidhje me transferimin e tij te Barcelona.

Memphis Depay ka komentuar spekulimet në lidhje me transferimin e tij te Barcelona.

Ylli i Olympique Lyon raportohet se është objektiv i trajnerit të ri të Barcelonës, Ronald Koeman.

"Duhet të presim dhe të shohim se çfarë ndodh, nesër do të bisedoj me Olympique Lyon. E di se ka interesim por nuk mund të them shumë, sidomos sepse ende nuk kam biseduar as me menaxherin tim", u shpreh Depay për "Telefoot".

Koeman ka identifikuar Depayn si përforcimin e radhës në Camp Nou për të ndryshuar opsionet në sulm ku Luis Suarez pritet të largohet nga klubi.
Shtuar më 08/09/2020, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori