Sfida plot pasion dhe rivalitet. Stadiume të tejmbushur dhe tifozeri elektrizuese. Sa herë në futboll
luhen ndeshje
derbi, qytetet respektive mbajnë frymën. Ai është kryefjala e ditës, e javës, e muajit dhe e gjithë vitit. Asgjë tjetër nuk ka më rëndësi se ajo ndeshje.
Fatkeqësisht shumë prej tyre, për shkak të rivaliteti dhjetëra vjeçarë, nisin dhe përfundojnë në arena gladiatorësh mes tifozerive dhe forcave të rendit. Për të vërtetuar mjaftojnë të kujtojmë
derbet e Ballkanit: ai i Athinës, Stambollit, Beogradit, Bukureshtit apo edhe Kroacisë. Por pa harruar edhe atë të Romës apo West Ham-Millwall, ndeshje këto të cilat ngrejnë një polici në këmbë sa herë që
luhen.
Por ndryshe nga derbe të tilla, kemi edhe ndeshje ku rivaliteti është vetëm sportiv dhe rrallë herë kalohet në akte dhunë si: Real Madrid-Barcelona, Milan-Inter, PSG-Olympic Marseille etj.
Duhet theksuar se një pjesë e rivalitetit të tyre ka edhe sfodn politiko-social.
Derbi i Lisbonës: Benfica-Sporting Lisbona e ka zanafillën që në themelimin e klubeve. Benfika mbulon lagjet e
varfra dhe problematike të
kryeqytetit luzitasn dhe Sporting shtresat e
varfra. E njëjta gjë edhe në Athinë ku Olympiacos është skuadra e peshkatarëve të Pireut ndërsa Panathinaikos atë të pasanikëve të
kryeqytetit helen.
Nëse flasim për Shqipëri, Maqedoninë e Kosovën, ndeshje tejet rivalizuese janë: Partizani-Tirana, Prishtina-Drita, Shkëndija-Renova apo edhe Pelisteri-Vardar. /albeu.com/
Për më shumë shikoni foto-galerinë e mësipërme...
Shtuar më 02/10/2012,
ora 14:50