Derbi lokal i qytetit të Gjenovës u zhvillua sot mes
Genoas dhe Sampdorias në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A.
Ndeshja mes rivalëve përfundoi pa fitues, pasi rezultati përfundimtar ishte 1-1.
Golin e parë e shënoi Fabio Quagliarella në
minutën e 8’ të takimit kurse në
minutën e 17’ nga
pika e bardhë ishte sulmuesi polak i
Genoas, Krzysztof Piatek.
Sampdoria renditet në vendin e 12 me 16 pikë, një më shumë se Genoa që pozicionohet në vendin e 13.
Shtuar më 25/11/2018,
ora 23:00