Derbi "blindon" Manchesterin
Policia e Manchesterit është zotuar se do të veprojë fuqishëm ndaj çdo personi që do të shkaktojë trazira në derbin e qytetit, i cili luhet këtë fundjavë mes Manchester City dhe Manchester United dhe me shumë gjasa do të vendosë edhe fatet e titullit kampion në Premier League.

Agjentët e Scotland Yard vlerësuan sjelljen e fansave në raundin e tretë të “Fa- Cup” në “Etihad Stadium”, ku United fitoi 3-2 me City-n. Ndërkohë që, para dy viteve, në gjysmëfinalen e Carling Cup u arrestuan 29 veta.

“Djajtë” për këtë ndeshje kanë marrë 2620 bileta. Kështu, çdo tifoz që do të kapet me alkool nga qendra e qytetit drejt stadiumit do t’i konfiskohet pija, ndërsa ata që do të rezultojnë se kanë konsumuar sasi të mëdha, nuk do të lejohen brenda.

“Në këtë sfidë me shumë emocione, objektivi ynë është që të sigurojmë se kjo ndeshje do të jetë e sigurt dhe e kënaqshme”. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2012, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori