"Derbi është derbi, shpresoj të jetë një ndeshje e bukur", flet Pirlo
Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo del në konferencën për shtyp përpara sfidës derbi ndaj Torinos e cila është e programuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.

Derbi një ndeshje speciale – “Sepse është gjithmonë një derbi.

Është një derbi i rëndësishëm për të dy tifozeritë. Kam patur fatin të jem disa herë pjesë e këtij derbi, të fitoj dhe të shënoj gola të rëndësishëm.

Është gjithmonë një lojë e bukur për të luajtur sepse ka kaq shumë emocione brenda. Shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur.”

Si vjen Juventusi në këtë sfidë – “Ne po përpiqemi të rimarrim ca forcë në këto orë të fundit pas ndeshjes së kryer të mërkurën. Ne e përgatisim veten mendërisht për të luajtur një ndeshje të rëndësishme sepse na duhet që të vazhdojmë udhëtimin tonë në kampionat.”

Torino – “Torino ka një ekip të mirë, të ndërtuar mirë dhe me një trajner të shkëlqyer. Kohët e fundit ai ka ndryshuar diçka, por gjithmonë shpreh një futboll proaktiv me elementë të mirë në të gjitha repartet. Do të jetë një ndeshje e vështirë për të luajtur.”, përfundon trajneri bardhezi, Andrea Pirlo.
Shtuar më 04/12/2020, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori