E FUNDIT/ Aksident në Tiranë, makina plagos këmbësorin
DERBI/ Formacioni i mundshëm i Partizanit
Partizani vjen me mungesa me peshë në derbi, por ajo që habit në të tilla raste është qëndrimi i trajnerit Franko Lerda, i cili nuk i përmend si alibi, ndonëse nuk ka tre titullarë në dispozicion.

Bruno Telushi dhe Rron Broja janë të pezulluar nga kartonët, por edhe për këtë sfidë, Esat Mala vijon i pezulluar nga klubi.

Trajneri Lerda ka surprizuar gjatë javës stërvitore, pasi për derbin ai ka një ide për formacion edhe pa Jasir Asanin dhe Erald Çinari.

Sot të kuqtë pritet të luajnë me këtë formacion: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Hyseni, Romero, Melo, Idrizaj, Trashi, Bardhi dhe Solomon.
Shtuar më 13/12/2019, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori