Derbi, gjoba për Inter dhe Milan
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Derbi i Madoninës me Inter dhe Milan, me protagonist kryesor sulmuesin e kuqezinjëve Mario Balotelli dhe i përfunduar në barazim 1-1, nuk ka kaluar pa pasoja. Gjykata Sportive në Itali ka ndëshkuar me gjobë si klubin zikaltër ashtu edhe atë të Milan për shkak të banderolave dhe thirrjeve anti-sportive ndaj futbollistëve kundërshtar.

Inter dënohet me 50 mijë euro gjobë për episodet e minutave 11 të pjesës së parë dhe 11, 15, 16 dhe 19 të pjesës së dytë, gjatë të cilave janë hedhur kore anti-sportive ndaj sulmuesit të Milan Mario Balotelli.

Ndërsa Milan dënohet me 10 mijë euro gjobë për shkak të episodeve të minutës së 6 të pjesës së parë dhe të 36 dhe 39 të pjesës së dytë, gjatë të cilave janë ekspozuar banderola që fyenin futbollistët dhe tifozët e Inter. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2013, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet