Derbi i Italisë bashkon PS dhe LSI në "San Siro" (FOTO)

Derbi i Italisë Inter-Juve, e cila u fitua pasditen e djeshme nga ekipi zikaltër me rezultatin 2-1, ka pasur dhe tre tifozë specialë nga Kuvendi i Shqipërisë në stadiumin “San Siro”.

Bëhet fjalë për kreun e grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama dhe deputetin socialist Parid Cara.

Kjo bëhet e ditur nga deputeti i PS-së në Kavajës, Parid Cara i cili megjtihë zhgënjimin e pësuar nga humbja e Juventusit, i fton sërish dy deputetët e LSI-së në revanshin e kthimit që do të luhet në Torino, sezonin e ardhshëm.

“Me dy miqtë e mi Luan Rama dhe Petrit Vasili duke parë Inter-Juve. Qokën ua bëra të plotë, i ftova në Milano, u lashë edhe fitoren e Interit. Në Torino kemi llogari pa mbyllur".

Shtuar më 19/09/2016, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori