Derbi i Italisë për të afruar Sanchez në Seria A
Alexis Sanchez është drejt largimit nga Arsenali. Sulmuesi kilian është pranë kalimit në Serinë A, aty ku e kërkojnë me ngulm dy skuadrat e mëdha italiane, Interi dhe Juventusi.

Kontrata e tij me klubin anglez përfundon në verën e vitit 2018 dhe Sanchez nuk ka vendosur nëse do të rinovojë apo jo.

Sipas "Corriere dello Sport" shkruan se, Arsenal është e gatshme që ta shes lojtarin për 50 milionë euro, shifër kjo që mund të përballohet nga të dy skuadrat.

Ai është në skemat e të dy trajnerëve si të Allegrit dhe Piolit të cilët preferojnë ta kane në fazën e sulmit në krahë të Higuain ose Icardit.
Shtuar më 11/02/2017, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori