Derbi i Italise, Inter fiton ndaj Juventusit
Pëlqej
Albeu.com
Derbi i madh italian, “Derbi d’Italia”, i zhvilluar sonte në Giueseppe Meazza, i ka takuar skuadrës vendase, Inter, e cila pas katër vitesh arriti të shënojë fitore kundër Juventusit në Milano me golin e vetëm të shënuar nga Sulley Muntary.
Kampionët e Italisë treguan lojë shumë më të mirë në ndeshje, sidomos në pjesën e parë të takimit edhe pse në gjysmëlojën e parë nuk pati gola.

Rreziku kryesor për lojtarët bardhezi ishte sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, i cili ishte padyshim lojtari më i mirë i takimit duke i vënë në presion vazhdimisht mbrojtësit e Juves.

Edhe pse Ibra nuk arriti të shënonte në këtë ndeshje, ai krijoi shumë raste për vete dhe për bashkëlojtarët e tij.

Ndërsa në minutën e 72-të ishte pikërisht, Zlatan Ibrahimovic, ai që pasoi te Sulley Muntari dhe ky i fundit nuk e pati vështirë ta shtinte topin në portën e zbrazët të Maninger, i cili ishte i pozicionuar në skajin tjetër.

Sulmuesit e Zonjës së Vjetër, Amauri dhe Del Piero, nuk arritën të depërtonin para mbrojtjes së fuqishme të Interit, pavarësisht disa rasteve të mira që nuk arritën t’i konkretizonin.

Në njëzet minutat e fundit, Ranieri inkuadroi edhe Camoranesin, pastaj edhe Iaquintan (77’), por as ata nuk arritën të tregojnë asgjë, përveç disa rasteve që krijoi Camoranesi.

Me këtë fitore Inter qëndron në pozitën e parë me gjashtë pikë diferencë nga Juventusi dhe katër pikë më shumë se Milani që gjendet në vendin e dytë me një lojë më pak të zhvilluar.
Shtuar më 23/11/2008, ora 20:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori