Derbi i Italisë, Inter - Juventus: Formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Kanë mbetur edhe pak orë nga derbi i Italisë. Inter dhe Juventus po përgatiten për një përballje tepër të rëndësishme, si për klasifikimin ashtu edhe për rëndësinë që ka kjo ndeshje për të dy skuadrat.

Ndryshe nga sfida me Fiorentinën, trajneri i zikaltërve, Antonio Conte do të hedh në fushë 11-shën e tij të preferuar. Achraf Hakimi merr vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Young zhvendoset në të majtë. Në sulm është kthyer Lukaku i cili ende nuk ka shënuar ndaj kampionëve të Italisë dhe Lautaro në krah të tij. Vidal mbështet Brozovic dhe Barella, ndërsa Eriksen kthehet në stol. U përfol për dëmtim, por Sensi dhe Darmian janë në dispozicion të trajnerit Conte.

Ndërsa nga ana tjetër, rikthehen Chiesa dhe Mckennie, por jo Alex Sandro, Cuadrado dhe De Ligt ende pozitivë me koronavirus. Gjithashtu edhe Dybala nuk do jetë në dispozicion të teknikut italiane deri në fund të janarit.

Bardhezinjtë do të rreshtohen me 4 në mbrojtje, me Danilon dhe Frabotta-n në krah dhe Bonucin dhe Chiellinin në qendër.

Chiesa do ta nisë nga minuta e parë, që së bashku me Ramsey, Bentancur dhe Rabiot do përbëjnë 4-shen e mesfushës. Në sulm konfirmohet, Morata pas golit në Kupën e Italisë me Cristiano Ronaldon në krah.
Shtuar më 17/01/2021, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori