"Derbi i kryeqytetit është më i bukuri në botë", Demi dhe Halili: Të zhvillohet në stadiumin "Air Albania"
Partizani dhe Tirana do të përballen së bashku në javën e 14-të të Kategorisë Superiore, në derbin e zjarrtë të kryeqytetit. Një përballje emocionuese, që ka dhuruar gjithmonë spektakël në tribuna. Gjasaj janë të mëdha që kësaj here, kjo supersfidë të zhvillohet në impiantin modern “Air Albania”, që u inaugurua para disa ditësh në përballjen Shqipëri-Francë.

Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe 2 presidentët e klubeve të kryeqytetit, Gazmend Demi dhe Refik Halili. Në një prononcim për “RTSH”, të pyetur në lidhje me mundësitë e zhvillimit të derbit në stadiumin e ri, “Air Albania”, Demi dhe Halili u shprehën:

GAZMEND DEMI:

“Mendoj dhe besoj se gjithmonë derbi e ka ndezur edhe stadiumin e mëparshëm “Qemal Stafa”. Edhe sikur fusha e “Selman Stërmasit” të mos ketë probleme, jo vetëm unë, por të gjithë, si Tirana, ashtu edhe FSHF do të jetë e lumtur që derbi të luhet në “Air Albania”. E pashë që është gati, patjetër që do të zhvillohet atje.


Për sa i përket ditës së zhvillimit të ndeshjes, nuk e vendos unë. Normalisht të diskutojnë drejtuesit tonë meqë jemi organizatorë, të jetë dakord edhe Tirana. Mendoj se do të ketë dashamirësi për t’u bërë në fundjavë. Por edhe nëse bëhet të mërkurën, ndeshja është në darkë e nuk është problem. Në këto vite kemi qenë fituesit, shpresoj prapë të jemi fitues. Më bëhet qejfi që këtë vit të dy skuadrat janë rivalizuese për titull. Për mua të jetë “Fair Play”, kuptohet që dëshirë kam të fitojë ekipi im”, u shpreh Demi.

REFIK HALILI:

“Për mua derbi i kryeqytetit është derbi më i bukur në botë, kështu që mendoj se stadiumi “Air Albania”, do t’i shkojë shumë për shtat dhe do të jetë një gjë shumë e mirë dhe që ai të zhvillohet në atë stadium. Unë besoj se do të zhvillohet aty. Në “Selman Stërmasi” fusha nuk është në gjendje të keqe, por për rëndësinë që ka derbi dhe kërkesës që është shumë më e madhe nga tifozeria për të qenë e pranishme, pse të mos zhvillohet në atë stadium.
Shtuar më 21/11/2019, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori