Derbi i Londrës, Arsenal fiton kundër Tottenham (VIDEO)
Arsenal ka fituar 5-2 në ndeshjen e sotme përballë Tottnham Hotspurs. Në pjesën e parë Tottnham kaloi në epërsi me golin e Adebayor por pas minutës 15-të Arsenal do të kërkojë golin e barazimit të cilin do ta realizojë në minutën e 24 nga Mertesacker.


Por Arsenal nuk do të kënaqet me këtë rezultat duke shënuar
në minutën e 42-të, me anë të sulmuesit Lukas Podolski dhe në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Giround duke e çuar rezultatin në 3-1.

Në pjesën e dytë Arsenal do shënojë sërish me anë të
Cazorlan. Ndërsa pak minuta më vonë Bale në minutën 70 ngushtoi epërsinë për 4-2. Vulosja e rezultatit në 5-2 do të bëhet nga Walcott në minutën e 90-të. /albeu.com/



Shtuar më 17/11/2012, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori