Derbi i Premier League përfundon në paqe, Liverpooli merr kreun (VIDEO)
Nuk ka patur fitues në ndeshjen derbi të luajtur në "Old Trafford" mes Liverpool dhe Manchester United. Takimi mes dy gjigantëve të Premier League është mbyllur në barazim pa gola.

Ky rezultat i ka shërbyer më shumë skuadrës së Klopp, që ka rimarrë kryesimin e kampionatit, edhe pse avantazhi ndaj Manchester City-t të vendit të dytë është vetëm një pikë. United, nga ana tjetër, ka zbritur në vendin e pestë.

Klopp nuk ka qenë i kënaqur me barazimin dhe në minutën e 72-të ka aktivizuar Xherdan Shaqiri-n, mesfushor sulmues, në vend të Jordan Henderson, mesfushor mbrojtës, me këtë të fundit që nuk ka qenë i kënaqur me lëvizjen dhe ka debatuar me trajnerin pasi ka dalë nga fusha.

Kjo do të mbahet mend si sfida e dëmtimeve, me katër zëvendësime të detyruara të bëra në pjesën e parë, 3 për United dhe 1 për Liverpool. Ndeshja e fundit e Premier League që ka patur katër zëvendësime në pjesën e parë është luajtur në shkurtin e 2009-ës (Ëigan-Fulham).

Barazimi i regjistruar në "Old Trafford" ka favorizuar Arsenal-in, me "Topçinjtë" që kanë parakaluar Manchester United dhe janë ngjitur në vendin e katërt të renditjes pas fitores 2-0 të marrë në shtëpi kundër Southampton.

Shtuar më 24/02/2019, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori